ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Shkolla “Mileniumi i Tretë” fillon edhe me aktivitetet për ngritjen e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit te nxënësit

Shkolla “Mileniumi i Tretë” fillon edhe me aktivitetet për ngritjen e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit te nxënësit

Një ndjenjë e denjësisë dhe besimit tek vetja siguron vullnetin për të mbijetuar, dëshirën për të krijuar, aftësinë për të mësuar dhe guximin për të arritur dhe për t’u lidhur me të tjerët. Shkathtësia më e madhe të cilën ne duhet vazhdimisht t’a zhvillojmë tek fëmijët është aftësia për t’a kuptuar veten e tyre, komunitetin dhe botën përreth me një ndjenjë të thellë mrekullie për jetën.
Ndërsa ne rritemi dhe zhvillohemi, ne mësojmë rreth aftësive tona logjike të të menduarit, potencialit dhe limiteve tona. Ne identifikohemi shpesh me mënyrën si dukemi, por edhe me mendimet tona. Të mësojmë të njohim se kush jemi emocionalisht dhe si duam që të tjerët të na identifikojnë në lidhje me përbërjen tonë emocionale është shumë e rëndësishme në formimin e një identiteti. Kudo që të jemi, qoftë në shkollë, në shtëpi apo në lojë, të përfshirë në marrëdhëniet njerëzore, emocionet tona luajnë një rol kryesor në bashkëveprimet tona.
Gjatë kësaj periudhe, Psikologia e shkollës sonë po zhvillon aktivitete të cilat u ndihmojnë nxënësve në ngritjen e vetëvlerësimit dhe vetëbesimit të tyre, por edhe ligjërata lidhur me emocionet dhe menaxhimin e tyre.

Add Watermark_2020_09_22_11_38_47 (2) Add Watermark_2020_09_22_11_38_47 (3) Add Watermark_2020_09_22_11_38_47 (4) Add Watermark_2020_09_22_11_38_47 (5) Add Watermark_2020_09_22_11_38_47 Add Watermark_2020_09_22_11_39_48 (2) Add Watermark_2020_09_22_11_39_48 (3) Add Watermark_2020_09_22_11_39_48 (4) Add Watermark_2020_09_22_11_39_48 (5) Add Watermark_2020_09_22_11_39_48 Add Watermark_2020_09_22_11_40_48 (2) Add Watermark_2020_09_22_11_40_48 (3) Add Watermark_2020_09_22_11_40_48