ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Shkolla M3 vazhdon me programe mbarë-botërore në mësimdhënien e gjuhës angleze

Shkolla M3 vazhdon me programe mbarë-botërore në mësimdhënien e gjuhës angleze

Vitin që shkoi shkolla “Mileniumi i Tretë” për herë të parë u bë pjesë e një programi të rëndësishëm dhe motivues për nxënësit, GLOBAL PARTNERS JUNIOR me seli në New York. Programi ishte online dhe pjesëmarrës ishin 14 nxënës të nivelit Post – Advanced bashkë me qindra nxënës nga e mbarë bota. Tema bosht e programit për vitin e kaluar ishte KULTURA dhe AMBIENTI. Përmes detyrave të ndryshme në program nxënësit informuan bashkëmoshatarët në tërë botën për kulturën e vendit tonë dhe për ambientin në të cilin jetojmë. Përveç kësaj ata mësuan shumë edhe për kultura të ndryshme të botës përmes videove të publikuara dhe blogjeve të krijuara. Nxënësit e shkollës sonë u shpërblyen disa herë për punën e shkëlqyer që bënë dhe veç certifikatave që i morën në fund, atyre u dërgoheshin edhe certifikime speciale për sukses gjatë realizimit të kursit si rrjedhojë e punës së shkëlqyer që bënin. Kësisoj, shkolla jonë dhe këtë vit është pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në këtë program me 77 nxënës  të nivelit të III-të dhe të IV-ët në gjuhën angleze Temë bosht këtë vit shkollor është My Welcoming City (Qyteti im mikëpritës), dhe do të fokusohet në rolin që luajnë qytetet e ndryshme  në promovimin e përfshirjes së emigrantëve e refugjatëve. Nxënësit e shkollës sonë do të bashkëpunojnë me bashkëmoshatarët e tyrë në tërë botën , duke adresuar sfidat e integrimit të refugjatëve dhe  duke ndarë praktikat më të mira. Ne fund të vitit ata do të zgjedhin një sfidë  me të cilën ballafaqohet qyteti i tyre në mbështetjen e refugjatëve e emigrantëve, të cilën do ta paraqesin përmes një dokumentari apo forme tjetër prezantuese. DSC_0005 DSC_0006 DSC_0007 DSC_0010 DSC_0011 DSC_0013 DSC_0014