Të premten, më 10 Tetor 2014, nxënësit e klasave të nënta realizuan shëtitjen me karakter mësimor në kuadër të lëndës së historisë dhe gjeografisë në qytetin e Pejës. Nxënësit u shoqëruan nga udhërrëfyesit kulturor të shoqatës “Rugova Experience”. Nxënësit patën rastin të vizitojnë pikat e ndryshme kulturore, të informohen dhe të diskutojnë rreth tyre, e më pas të pushojnë afër lumit të qytetit Burimi.