Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love, Not AIDS
Shkolla “Mileniumi i Tretë” fitoi projektin e tretë “Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love, Not AIDS” nga organizata jo qeveritare INTEGRA e cila ka për qëllim intensifikimin e zhvillimit të edukimit dhe kulturës. Implementimi i projektit do të zbatohet në Shkurt 2012 nga 16 nxënës të shkollës të cilët do të transmetojnë njohuritë e tyre të fituara nga trajnimi te nxënësit e shkollave të tjera.
Po ashtu me këtë projekt synohet krijimi i zinxhirit për përcjelljen e informative te nxënësit e shkollave të tjera të përfshira në projekt.
Vazhdim
Si pjesë e projektit “Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love, Not AIDS”, me datën 02 dhe 03 shkurt në shkollën tonë mbajtën trajnimin dy ditor nxënësit pjesëmarrës të këtij projekti.
Gjatë ditës së parë të trajnimit, fillimisht nxënësit u njoftuan më gjerësisht me temën dhe gjithçka që duhet të dijnë rreth saj, e më pas edhe u mësuan se si të sillen në rolin që do të kenë më tutje – atë të “mësuesit”.
Ndërsa, dita e dytë përfshiu përsëritjen e asaj që u mësua një ditë më herët, e më pas filloi edhe pjesa kyçe ku vetë nxënësit e sprovuan veten në rolin e tyre të ri, ku gjatë javëve në vazhdim do t’i mësojnë nxënësit e disa shkollave publike në lidhje me temën e projektit.

Vazhdim
Projekti “Scaling Up HIV Prevention in Kosova – Make Love Not AIDS” vazhdoi ashtu siç ishte planifikuar me mbajtjen e ligjëratës nga nxënësit pjesëmarrës të shkollës sonë në tri shkolla të ndryshme, “Mitrush Kuteli” dhe “Pavarësia” në Prishtinë dhe “Yll Morina” në Gjakovë.
Gjatë ligjëratës së parë, nxënësit e shkollës sonë prezantuan temën “HIV/AIDS dhe IST-të” para një grupi nxënësish nga secila shkollë pjesëmarrëse. Ndërkaq, në vizitën e dytë ishin pikërisht nxënësit e këtyre tri shkollave, ata, të cilët e prezantuan të njëjtën ligjëratë para nxënësve të tjerë të shkollës së tyre.
Në këtë mënyrë ne krijuam një zinxhir, i cili ndihmon në përcjelljen e informatave te bashkëmoshatarët tonë në lidhje me temën e projektit.
“Scaling Up HIV Prevention in Kosova – Make Love Not AIDS” përfundoi me organizimin e një takimi përmbyllës, në të cilin të gjithë pjesëmarrësit e projektit u mblodhën së bashku në shkollën tonë dhe shkëmbyen përvojat dhe përshtypjet e tyre të fituara gjatë kësaj pune, përmes aktiviteteve të ndryshme grupore.

Fitore Hoxha dhe Krenare Lleshi
Nxenesit pjesemarres ne projekt:
- Arjan Ajdari
- Hana Bacaj
- Vesa Bashota
- Arrita Rezniqi
- Sharr Rezniqi
- Art Latifi
- Trina Ukmata
- Vala Pupovci
- Jora Lumnezi
- Rita Avdiu
- Ardian Pllana
- Fjoralba Krapi
- Nol Zylfiu
- Festa Isufi
- Bind Skeja
- Mjellma Istrefi
- Drilon Aliu
- Nderim Xhemajli