“Rilindja Kombëtare” rikthehet fuqishëm në orët e historisë
Këto ditë orët e historisë në shkollën tonë, konkretisht në klasat e X-ta ishin me përmbajte nga periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Arsimtarja ka ndarë tema të seminareve në grupe, të cilat nxënësit i kanë dorëzuar në word, ndërkaq i kanë prezantuar përmes Power Point-it. Gjithashtu, nxënësit kanë përgatitur edhe hamera, me informacione për ngjarje dhe emrat e përfaqësuesve të kësaj periudhe duke theksuar gjithnjë temën kryesore të saj, dashurinë për atdheun e popullin, evokimin e sëkaluarës historike dhe luftën për çlirimin kombëtar. Këto orë, përveç karakterit mësimor, kanë marrë edhe peshë tjetër, pasi në to janë përfshirë forma të ndryshme të punës, si seminaret e punimet për prezantime. Ndërkaq, gjatë prezantimit, mes nxënësve diskutimi ka qenë mjaft i frytshëm. Kështu, pra, u përmbyll ky miniprojekt i “Rilindjes Kombëtare Shqiptare” që nis nga gjysma e parë e shekullit XIX e perfundon në vitin 1912.