Ligjëratë e dobishme nga juristja Aida Rexhepi
Ne, nxënësit e klasës IV/1 që nga klasa e parë kemi mësuar për rregullat në klasë, i kemi bërë vetë rregullat e klasës dhe jemi munduar që t’i respektojmë ato dhe t’ua dimë rëndësinë. Ndërsa, këtë javë, në kuadër të projekteve modulare mësuam më shumë jo vetëm për rregullat, por edhe për ligjet nga juristja dhe nëna e shokut tonë Auronit, znj. Aida Rexhepi.
Ajo me shumë dashamirësi na shpjegoi për profesionin e juristit/juristes dhe na dha shumë informacione për rregullat dhe ligjet duke marrë shembuj nga jeta e përditshme.
Pasi znj. Aida punon në Zyrën e Bashkësisë Evropiane, na foli edhe për vendin e punës së saj dhe na solli dhurata, një komplet me libra si dhe fletore e lapsa për të gjithë shokët dhe shoqet e klasës.
Befasi për ne ishte edhe ëmbëlsira shumë e shijshme e përgatitur me duart e saj për ne, të cilën na ofroi në fund të orës.
S’ka si të jetë më mirë, prandaj ne i jemi shumë falënderues për kohën e ndarë për ne dhe mësimet e vlefshme që morëm.
Mirëpresim edhe prindërit e tjerë për të treguar për rëndësinë e profesioneve të tyre.