Nxënësit e klasave të pesta në kuadër të projektit të Kosovisionit në bashkëpunim me qendrën “Down Sindrome Kosova” përmbyllën aktivitetin e parë “Pikturojmë së bashku” me një program argëtues. Qëllimi i projektit është që të ndihmohen fëmijët e qendrës DSK me përfshirjen e tyre në aktivitete të përbashkëta dhe furnizim me materiale didaktike. Përveç shkollës dhe KEC-t përkrahës të projektit janë edhe prindërit e nxënësve të klasave të pesta. Pas një jave të kaluar së bashku duke pikturuar ishte kënaqësi e veçantë edhe dita e sotme ku fëmijët së bashku u kënaqën me lojërat argëtuese dhe atmosferën e krijuar enkas për ta.
Aktivitetet vazhdojnë…