ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Projekti i teatrit dhe multimedias

Projekti i teatrit dhe multimedias

Në kuadër të aktiviteteve të përkrahura nga projekti PASCH i Institutit Goethe, 24 nxënës të shkollës tonë patën rastin të marrin pjesë në një projekt që ka të bëjë me teatrin dhe multimedian. Nxënësit, të udhëhequr nga dy eksperte  të teatrit dhe multimedias nga Gjermania, krijuan një dramë 45 minuteshe e cila rezultoi me një performancë në teatrin “Oda” në Prishtinë.

Drama doli të ishte shumë e arritur dhe u prit shumë mirë nga audienca dhe nga vetë ekspertet e Institutit Goethe. Edhe nxënësit u ndanë shumë të kënaqur me punën dhe rezultatet e tyre. Ata u shprehen se kishin kaluar një javë të mrekullueshme gjatë punës së bërë në këtë projekt.

Shpresojmë se këtë shfaqje do të mund ta realizojmë sërish në ndonjë rast tjetër!