Njohin hapat e punës për Çmimin e Meritës dhe Çmimin Nobel. Nxënësi mëson dhe dallon për emërtimet e Çmimeve të Meritës.
Mësojnë për Çmimin Nobel , mirënjohje që ju ndahet nga Shoqëria Nobel, shkencëtarëve dhe personave që kontribojnë në shkencë dhe zhvillimin kulturor të njerzimit.
Nxënësi sintetizon ide dhe fakte për fillimin e ndarjes për Çmimin Oskar, si shenjë e nderimit për arritje të veçanta në industrinë e filmit dhe për nominimin e Filmit “Shok” në edicionin e 88 të çmimeve “Oskar ‘’në vitin 2016.
Andi Bajgora ,njëri nga aktorët në Filmin e Nominuar për ,,Oskar’’ e harmonizoj punën e nxënësve me prezencën e tij dhe shkëmbimin e përvojave me nxënësit pjesëmarrës në këtë projekt.
Projekti Çmimi Akademik i Meritave vazhdoj realizimin me mysafirin e dytë të ftuar , aktorin Kushtrim Sheremeti, një nga aktorët e Filmit ,,Shok’’ të nominuar për Oscar . Gjatë përgjigjeve nga pyetjet e shumta ndau disa nga përvojat e tij në aktrim. Nxënësit u motivuan nga bashkëbisedimi për arritjet e sukseseve ,për ta merituar meritokracinë me punë,durim e vullnet.
Përformoj nxënësja Luisa Boshnjaku me një këngë në programin argëtues.
Pas një jave të kaluar së bashku nxënësit, duke mësuar për Vendin e Meritave ishte kënaqësi e veçantë , ku nxënësit u kënaqën me atmosferën e krijuar së bashku me dy bartëset e projektit,arsimtare në shkollën ,,MILENIUMI I TRETË’’