ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Misioni, Vizioni dhe Vlerat

Misioni, Vizioni dhe Vlerat

Misioni, Vizioni dhe Vlerat

VIZIONI – Çfarë ne synojmë?

Zhvillimi maksimal dhe i lirë i secilit nxënës, në përputhje me aftësitë psikike e fizike dhe, në pajtim me kërkesat e Shoqërisë së DIJES.

MISIONI – Ç’obligime marrim?

“Qëllimi i shkollës është të qenit model duke ofruar programe me standarde të larta, të cilat krijojnë kushte që nxënësit të kenë vetëbesim dhe të jenë ndërtues kreativë të së ardhmes. Komuniteti i shkollës përqendrohet në tërë qenien e fëmijës për mbjelljen e dëshirës që të mësojë e të dijë, të marrë përsipër rreziqe e përgjegjësi, si dhe t’i kontribuojë transformimit të vetes e të shoqërisë”.

VLERAT
1. Përgjegjësia – Ne jemi të përgjegjshëm për veprimet tona, pranojmë kur dështojmë në standardet tona, dhe gjithmonë përpiqemi të japim më të mirën nga vetja.
2. Mendimi kritik – Ne zbatojmë dhe inkurajojmë të menduarit në mënyrë kritike për problemet e botës. Ne i mësojmë nxënësit si të mësojnë dhe të jenë analitikë në mënyrë që ata të mund të dalin në botë si nxënës gjatë gjithë jetës për të zgjidhur problemet e Shekullit 21.
3. Individualizmi – Ne inkurajojmë njerëzit ta përqafojnë veten e tyre të vërtetë dhe të ndajnë veçantinë e tyre me botën që i rrethon.
4. Puna në grup – Të gjithë ne jemi një ekip. Punojmë së bashku, sepse e dimë që mund të arrijmë më shumë bashkë, sesa si individë.
5. Respekti – Ne respektojmë të drejtën e njëri -tjetrit për siguri dhe dinjitet në shkollë. Ne flasim me qetësi, mirësjellje dhe qytetërim.
6. Ndershmëria – Ne e vlerësojmë ndershmërinë gjatë komunikimit me të tjerët. Testi real i ndershmërisë është kur duhet të pranojmë gabimin.
7. Ndryshimi i guximshëm – Ne besojmë se ndryshimi mund të jetë një mundësi pozitive për krijimin e vetvetes, shkollës e shoqërisë më të mirë duke u përballur guximshëm me sfidat dhe duke përkrahur njëri -tjetrin në momente të vështira në mësimet për jetën.
8. Reflektimi – Ne e vlerësojmë reflektimin si një mënyrë që të përmirësohemi. Ne mendojmë e analizojmë veprimet tona dhe shohim se si të përmirësohemi herën tjetër.
9. Pritshmëritë e larta – Ne kemi pritshmëri të mëdha nga vetja dhe besojmë se jemi të aftë të arrijmë më shumë sesa kemi synuar me të ardhur në këtë shkollë.
10. Udhëheqja – Ne përpiqemi të bëhemi udhëheqës të së nesërmes duke praktikuar udhëheqjen në komunitetin tonë shkollor sot.

MË SHUMË

Për Ne

Shkolla “Mileniumi i Tretë’ filloi punën në vitin shkollor 2004/05 me 118 nxënës të regjistruar në klasën e parë dhe të pestë, në një objekt prej 1,000 m2. Fillimisht u licencua si shkollë fillore dhe e mesme e ulët për klasat 1-9, ndërsa në vitin e parë të punës kishte 25 punonjës. Në vitin shkollor 2005/06 filloi nga puna restoranti i Shkollës dhe u ndërtua fusha e sportit. Ndërkaq, një vit më vonë u inagurua objekti i ri i Shkollës me 2,400 m2. Në vitin shkollor 2009/10 filloi nga puna edhe gjimnazi me dy drejtime: Matematikë-Informatikë dhe Shkenca shoqërore. Me ndryshimin e kurrikulës, në vitin shkollor 2017/18 drejtimi Matematikë – Informatikë u zëvendësua me drejtimin Shkenca natyrore, ndërsa drejtimi Shkenca shoqërore u zëvendësua me drejtimin Shoqëror-Gjuhësor. Në qershor të vitit 2012 Shkolla nxori gjeneratën e parë të maturantëve.

MË SHUMË