Shkolla “Mileniumi i Tretë” pjesë e Programit Global Partners Junior
Programi Global Partners Junior u zhvillua nga New York City Global Partners, Inc, organizatë joqeveritare e cila lidh Zyrën e Kryetarit të qytetit me qytetet e tjera të botës. Ky program fokusohet në sfidat me të cilat përballen qytetet e ndryshme të botës përmes syrit artistik.
Të rinjtë ndërkombëtar dhe nga Nju Jorku do të bashkëpunojnë në të njejtin planprogram, duke ndarë njohuritë me njeri- tjerin përmes blogjeve, bisedave, videove dhe diskutimeve online.
Pjesë e këtij programi do të jetë edhe një grup prej 14 nxënësve i Shkollës tonë nën udhëheqjen e mësimdhënëses Lisjeta Thaqi Jashari.
Nxënësit do të zhvillojnë aftësi kritike kompjuterike përmes krijimit të projekteve multimediale dhe burimeve te shumëllojshme digjitale duke filluar nga aplikacioni themelor Word e deri te dizajnet e avancuara 3D dhe Video Editing Software.
Për më shumë ja edhe linku: