Pas fjalës përshëndetëse të Gresës së dashur, folëse, filloi shfaqja e talentëve një nga një. Zërat e vogëlushëve tanë kumbuan si magji me këngë të bukur për dimrin. Më pas një grup i nxënësve të ciklit të ulët recituan vargje nga poezia “Pemë e vjetër, pemë e re”. Në piano ekzekutuan Jeta dhe Vesa, dy nxënëse të klasës së pestë. Ndërkaq Luiza, simpatikja e këndshme, këndoi këngë të bukur. Në shkollë kemi edhe instrumentistë të zottë. Një pikë në kitarë luajti nxënësi Artim Mekaj, ndërkaq Fiona Malazogu luajti me bllok flaut. Gjithashtu u lexuan ese nga Adea dhe Jeta. Këngëtarja Erisa u prezantua me një këngë shumë të mirë, shoqëruar nga Genti me kitarë, ndjekur nga Nida. Ëmbëlsia e këtij programi ishin balerinët tanë të vegjël. Programi përfundoi me urimet më të mira për Vitin e Ri 2015.