“Ai njëri që i bën të lehta gjërat e vështira është mësuesi”
Profesioni i mësuesit bart vlera shumëdimensionale, duke bërë kështu një ndër profesionet më humane të shoqërisë.
Në klasën III-1 prezent ishte prindi Hana Selmani. Nëna e Norikut foli për historikun, përgjegjësitë dhe kënaqësitë që të sjellë profesioni i mësimdhënies. Secili nxënës tregoi se cili është profesioni i ëndrrave të tyre.
Kjo ligjëratë u organizua në kuadër të temës modulare. Klasa III/1 dhe mësuesja e klasës e falënderuan shumë znj. Hana Selmani për kohën e ndarë për të bashkëpunuar me klasën tonë.