Në departamentin e shkencave të natyrës dhe matematikës, këtë javë u mbajtën dy prezantime. Mësimdhënësja znj. Arta Shala trajtoi temën me titull “RËNDËSIA E BASHKËPUNIMIT SHKOLLË – FAMILJE”. Ajo shpalosi literaturë dhe ndau me kolegë përvojën me shembuj të larmishëm në lidhje me dobitë që përfiton nxënësi nga bashkëpunimi i ngushtë shkollë – familje.
Ndërsa mësimdhënësi z. Endrit Rizanaj prezantoi temën me titull “NDËRLIDHJA E MATEMATIKËS ME SHKENCA TJERA”. Në këtë prezantim ai shpalosi shembuj të ndryshëm të cilët mund të zbatohen në lëndën e matematikës duke ndërlidhur shumë çështje problemore me lëndët tjera si fizikë, kimi apo biologji por edhe me lëmenj tjerë në jetën e përditshme.