“Vlerësimi” ishte tema të cilën e prezantoi sot z. Shpëtim Kastrati, mësimdhënës i Kimisë, në takimin e Departamentit të Shkencave Matematiko-Natyrore. Tema ishte me mjaft interes për mësimdhënësit sepse aty u shpalosën dhe u diskutuan kriteret dhe mënyrat e vlerësimit të nxënësve sidomos përmes testeve. Si edhe takimet e tjera, edhe ky i sotit u bë me qëllimin e zhvillimit profesional dhe bashkëveprimit ndërmjet mësimdhënësve të shkollës sonë.