Në kuadër të zhvillimit profesional në Departamentin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës, nga mësimdhënësja Merita Berisha u prezantua punimi me temë “Si t’i ndihmojmë nxënësit të mësojnë në mënyrë të pavarur?”. Nga përvoja e punës me fëmijë dhe nga literatura e shpalosur u paraqitën mënyrat e të mësuarit dhe gabimet më të shpeshta që hasen te nxënësit gjatë të mësuarit të pavarur. Prezantimi u shoqërua me këshilla për nxënës dhe mënyrat e angazhimit të prindërve dhe mësimdhënësve për tu dalë në ndihmë fëmijëve të mësojnë në mënyrë të pavarur dhe të jenë sa më të suksesshëm.