Në takimin e departamentit të shkencave matematike – natyrore, këtë javë u prezantuan punimet hulumtuese të mësimdhënësve Shpëtim Kastrati dhe Florije Aliçkaj me titull “Planifikimi i vlerësimit të nxënësve” dhe “Plotësimi i dokumentacionit shkollor”. Po ashtu mësimdhënësi Valmir Sadiku prezantoi programin për statistikë të cilin e krijoi enkas për lehtësimin e punës së mësimdhënësve kujdestarë klasash.