Sot, Dita e Punëtorëve e gjeti shkollën tonë të gatshme për të frymuar lirshëm pas plot 7 javësh heshtjeje. Zërat gazmorë të nxënësve, që dikur gumëzhinin oborrit duke mbjellë fidanë çdo fillim pranvere sot u zëvendësuan nga stafi teknik, të cilët mbollën lulet e pranverës pandemike. Dëshira e madhe që t’ia kthejmë jetën aktive shkollës na shtyri të nisim hapat e parë gjallërues përmes gjelbërimit të ambientit me shpresën e madhe që sa më shpejt ta ndiejmë aromën e luleve nga afër. Shkolla “Mileniumi i Tretë” po na pret!