Nuk ka lule më të bukur se buzëqeshja dhe hareja e nxënësve tanë!
Me shumë dashuri, nxënësit e shkollës ”Mileniumi i Tretë“ filluan punimet për zbukurimin e shkollës me rastin e ardhjes së pranverës, stinës më të dashur të tyre. Me fytyra të buzëqeshura dhe plot gëzim i dhanë hijeshinë kësaj stine.
Me duart e tyre të arta ata zbukuran shkollën dhe u argëtuan pa masë gjatë këtij aktiviteti.