ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Përvoja e nxënëses, Lyra Begolli, në Berlin me projektin PASCH

Përvoja e nxënëses, Lyra Begolli, në Berlin me projektin PASCH

Në vazhdën e aktiviteteve të projektit PASCH (shkollat partnere të së ardhmes) nxënësja, Lyra Begolli, fitoi bursë dyjavore për të marrë pjesë në një Workshop në Berlin.

Më posht mund ta lexoni përvojën e saj në këtë projekt.

Unë isha fituese e një burse dyjavore (12 -25 janar) për të marrë  pjesë në një projekt të quajtur “WER BIST DU? – NIEMAND”  të mbajtur në Berlin-Wannsee.

Tema e këtij projekti ka qenë “Identiteti – Çfarë na përfaqëson ne?” 

E gjithë eksperienca ishte e papërshkrueshme. Një organizim i paparë. Patëm  dy javë shumë të ngarkuara me aktivitete. Java e parë ishte njohja e kulturës gjermane.

Gjatë kësaj jave bëmë shëtitje të ndryshme në të gjitha pikat më atraktive të Berlinit. Poashtu ne mbajtëm disa orë të gjuhës gjermane me mësimdhënës nga Goethe Institute. 

Ndërsa javën e dytë filluam bashkëpunimin me një shkollë gjermane, Nelson Mandela Schule. Gjatë javës së dytë mbajtëm punëtori (workshop) me tema të ndyshme si: muzikë, performancë, teatër, skulpturë dhe fotografi. 

Unë isha në punëtorinë(workshop) e skulpturës dhe aty punova disa projekte të ndryshme, tema e projekteve të mia ishte të tregoja diqka që më përfaqëson mua. Unë bëra tri projekte, prej të cilave një që më identifikon mua, një punim që prezanton shtetin tim dhe një për qytetin tim. 

Gjatë gjithë qëndrimit tim në Berlin, e promovoja shtetin tim duke iu treguar bashkëmoshatarëve nga vendet e tjera për kulturën dhe historinë tonë shqiptare.

Ishin dy javët më interesante që kisha kaluar ndonjeherë.

Një eksperiencë shumë, shumë e veçantë dhe me shumë vlerë, të cilën do ia rekomandoja çdo nxënësi që mëson gjermanisht në shkollën tonë.”