Kush janë ata që na duan më shumë se prindërit tanë? Kush janë ata që çdo ditë palodhshëm mendojnë dhe kujdesen për ne? Ata të cilët asnjëherë nuk lodhen, nëse kemi dëshirë të këndojmë, kërcejmë e bërtasim, e për ta kjo është vetëm një lumturi! Ata janë GJYSHJA & GJYSHI ! Gjyshërit janë njerëzit më të këndshëm me të cilët mund të kënaqen edhe fëmijët më të vegjël. Në brishtësinë e duarve të tyre, fshihet një forcë aq e fuqishme saqë është e aftë t’i mbrojë fëmijët më mirë se kushdo tjetër. Ata janë personat që më së shumti ofrojnë ngrohtësi dhe dhurojnë fjalë të ëmbla në mesin familjarë. Këshillat dhe fjalët e tyre nuk harrohen kurrë, mund t’i krahasosh me këshillat e njerëzve më të ditur. Ata me përrallat dhe anekdotat e tyre vazhdimisht kultivojnë virtytet më të çmueshme dhe fisnike te nipat dhe mbesat e tyre. Andaj, klasat e dyta ftuan gjyshërit të jenë pjesë e klasës me përralla, anekdota, gjëegjëza, fjalë të urta etj. Fëmijët u gëzuan shumë me praninë e gjyshërve në klasë. Ky projekt u realizua në muajin shkurt në kuadër të temës mujore “ PËRRALLAT E GJYSHËRVE”. Klasa II/1, falënderon: