Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që organizohen në shkollën tonë, nxënësit e klasës III-1 së bashku me prindin Vlora Mehmedi përgatitën një sallatë të shijshme, me përbërës fruta të ndryshëm. Nxënësit e klasës III-1 falënderojnë prindin Vlora Mehmedi për kënaqësinë që solli me përgatitjen e sallatës.