Festa e Flamurit, kjo ditë historike, sot u shënua në shkollën tonë me një program artistik me interpretime poezish, këngë, valle, lojë dramatike etj. Me yllësinë e fjalës shqipe shprehëm krenarinë tonë të ligjshme, rreth së cilës na bashkon ndjenja e përbashkët e përkujtimit dhe e nderimit të brezave të tërë para nesh. Mileniumi i Tretë shpreh urime të përzemërta për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.