ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Pastërtia, gjysma e shëndetit

Pastërtia, gjysma e shëndetit

Në kuadër të temës mujore Shëndeti, infermierja e shkollës znj. Fixhirije Shehu mbajti një ligjëratë për nxënësit e klasave të dyta.

Ajo me shumë përkushtim u foli nxënësve për mbajtjen e higjienës personale si dhe kujdesin që duhet të kemi ndaj ushqimit, që e konsumojmë çdo ditë e posaçërisht gjatë ditëve të nxehta të verës.

Ligjërata u bë edhe më atraktive dhe e kuptueshme për nxënësit, pasi që infermierja kishte zgjedhur fotografi, në të cilat pasqyroheshin rastet e ndryshme të ushqimeve dhe nxënësve, që tregojnë kujdes të shtuar për higjienën.

Vogëlushët tanë ishin shumë kureshtarë dhe bënin vazhdimisht pyetje lidhur me temën si dhe shpalosnin raste të ndryshme nga jeta e përditshme e tyre.

pas3 pas4 pas1 pas2