Në shkollën jo publike, “Mileniumi i Tretë”, kishim nderin dhe kënaqësinë që në kuadër të kampanjës së Policisë së Kosovës lidhur me temën: “ Parandalimi i ngacmimeve seksuale në institucionet shkollore” të mbahet një ligjeratë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me mësimdhënësen e lëndës Edukatë Qytetare. Qëllimi i ligjeratës ishte sensibilizimi i nxënësve të shkollës jo publike “Mileniumi i Tretë” lidhur me trendin e shpejtë të paraqitjes së kësaj dukurie shumë problematike edhe në shoqërinë kosovare. Ndjekës të kësaj ligjerate ishin nxënësit e klasave 6-12. Ligjerata u ndoq me shumë interes nga nxënësit. Pyetje të ndryshme u shtruan nga ata dhe theks i veçantë iu kushtua parandalimit të këtyre dukurive, me qëllim të minimizimit të paraqitjes së ngacmimeve seksuale nëpër shkolla dhe më gjerë. U jemi mirënjohës dhe falënderues Policisë së Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me shkollën jo publike “Mileniumi i Tretë.” Në fund Policia e Kosovës është shpërblyer me një pikturë të punuar nga nxënësit.