ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

PAQJA FILLON ME NJË BUZËQESHJE

PAQJA FILLON ME NJË BUZËQESHJE

Sot, më 21 shtator, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes. E shënuam edhe ne! Kjo ditë festohet nga shtatori i vitit 1982, pasi, një vit më parë (1981), ishte vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. “Paqja fillon me një buzëqeshje”, do të thoshte Nëna Terezë, mirëpo për t’u arritur e për t’u mbajtur ajo, duhet shumë më shumë. Paqja është mirëkuptim, është aftësia për ta dashur e për ta respektuar tjetrin, është aftësia për të mbajtur larg çdo konflikt, është e drejtë, dije, është punë, është tolerancë e liri, është jetë e qetësi shpirtërore. Me këto fotografi ne ju urojmë Ditën e Paqes, duke dëshiruar që fjala paqe të mos mbetet shpresë e iluzion, por të mbizotërojë në të gjithë botën!