Të gjithë nxënësit e klasave të gjashta, të shtata dhe të teta të Shkollës sonë sot vizituan panairin e librit, që po qëndron i hapur këto ditë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Një vizitë e tillë gjithnjë i gëzon fëmijët tanë, pasi bashkë me mësimdhënës, me shokë e shoqe kanë mundësi të shohin nga afër libra të rinj e të vjetër, të diskutojnë për përzgjedhjet e tyre e të kthehen përsëri në shkollë me kënaqësinë që marrin nga kjo vizitë.