Me ligjeratën” Orientimi në karrierë”, klasa IV/1, përmbylli bashkëpunimin me prindër për këtë gjysmëvjetor. Prindërit e Idilit, znj. Selma Koro dhe z. Levis Koro, diskutuan me fëmijët për profesionet e tyre. z.Levis, tregoi shembuj të shumë profesioneve që fëmijët mund të zgjedhin në të ardhmen ndërsa znj. Selma, diskutoi me fëmijë se si ajo e ushtron profesionin e saj të kontabilsites. Fëmijët i falënderuan shumë prindërit e Idilit për prezantimet e tyre.