Nxënësit patën rastin që të mësojnë të bëjnë matjen e gjatësisë, peshës dhe lëngjeve përmes metodave demonstruese.
Problemet matematikore duken më të lehta nëse i vështrojmë nga afër dhe jemi pjesë e tyre.
Nxënësit krijuan dhe zgjidhën vetë probleme matematikore, bënë matje, krahasime të ndryshme, ndërlidhjen me fenomene natyrore dhe në fund erdhën në përfundim se matematika është shumë e zbatueshme por edhe zbavitëse.