ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Ora e kodimit

Ora e kodimit

d1 Ora e kodimit organizohet nga organizata jo përfitim prurës Code.org. Kjo organizatë ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së nxënësve në shkenca kompjuterike. Kjo iniciativë përkrahet nga shumë partnerë, duke përfshirë Microsoft, Apple, Amazon, etj. Ora e kodimit është një orë prezantimi i shkencave kompjuterike, e dizajnuar ashtu që të nxit kodimin dhe të tregojë që të gjithë mund të mësojnë aftësitë bazike të kodimit. Ora e kodimit mund të organizohet kurdo nëpër shkolla, mirëpo kampanja kryesore fton nxënësit nga tërë bota që të provojnë kodimin gjatë javës 7-13 Dhjetor, për të festuar Javën e Edukimit për Shkencat Kompjuterike. Deri më tani më shumë se 147,774,279 nxënës nga tërë bota janë bërë pjesë e orës së kodimit. Këtë vit, edhe nxënësit e shkollës Mileniumi i Tretë, kanë mundësi të bëhen pjesë e kësaj iniciative. Mësimdhënëset Jeta Kingji – Kastrati dhe Krenare Lleshi, me ndihmën e tre nxënësve të gjimnazit, Blerta Halimi, Don Agani dhe Rita Maliqi, dhe IT së shkollës Valmir Xhemajli, do të organizojnë orën e kodimit, e cila do të mbahet për disa ditë, për 20 nxënës të klasave 5 dhe 6. Gjatë javës së kaluar, nxënësit e këtyre paraleleve hapën llogaritë si dhe patën mundësi të provojnë disa nga modulet që ofrohen nga ky organizim. Nxënësit pjesëmarrës, pas përfundimit të suksesshëm të modulit do të shpërblehen me çertifikata. Vlen të theksohet që shkolla jonë është e para në Kosovë që merr pjesë në këtë ngjarje në kuadër të shkollës. Për më shumë informata ju lutem vizitoni: https://hourofcode.com/al/si si dhe www.code.org d2d3d4