Ora e Gjuhës shqipe me nxënësit e klasave VIII sot u zhvillua më ndryshe. Nxënësit shpërfaqën kreativitetin e tyre duke e lidhur me dijen rreth koncepteve gjuhësore e letrare, pasi këto të fundit u paraqitën përmes fotografive. Të ndarë në dyshe, ata u përcaktuan për konceptet, hulumtuan në internet për fotografitë dhe më pas i punuan në projekte në Power Point. Këto orë ishin një ndërthurje e këndshme kreative e dijes gjuhësore, kreativitetit dhe punës së projekteve përmes teknologjisë.