Përveç që po e dëshmon veten si qendër e licencuar testuese e Programit ECDL, shkolla “Mileniumi i Tretë”, tashmë po prezanton suksese të larta me nxënësit pjesëmarrës në këtë program të rëndësishëm.
Të gjithë nxënësit e klasave të nënta, të cilët iu nënshtruan testit në modulin Bazat e TIK-ut, kanë kaluar me sukses dhe kanë korrur rezultate mjaft të larta. Përqindja e arritjes së tyre është 91.11%.
Kjo e arritur e lartë, përveç që pasqyron përkushtimin e pandalshëm për këtë arritje dhe arritjen e suksese të reja, shërben si promotori më mirë i punës dhe treguesi më i saktë i përmbushjes së qëllimit të mësimdhënësit të lëndës së Informatikës dhe vetë shkollës Mileniumi i Tretë.