Sot, më 7 tetor, në shkollën tonë u realizua projekti multidisiplinar me tema sociale të karakterit hulumtues “Ne dhe fenomenet e shoqërisë”. Përmes këtyre punimeve dhe prezantimeve të tyre, u përfshinë një mori nxënësish të klasave të ndryshme, të cilët para audiencës së përbërë nga nxënës, mësimdhënës dhe prindër, prezantuan tema me mjaft interes, si: Adoleshenca, Rebelimi i nxënësve, Çfarë mund të bëjmë, Gënjeshtra, Fobia, Ku mbetën lojërat e fëmijërisë, Motivimi për botën njerëzore, Origjina dhe rëndësia e ligjit, Kaosi energjetik në Kosovë, Dhjetë fakte për Mesjetën, Kampionati evropian etj.
Ky projekt ndërdisiplinor kishte për qëllim që të nxisë nxënësit, që ata, në mënyrë sistematike të ushtrojnë artin e shkrimit, shkathtësitë e hulumtimit dhe të argumentimit si dhe të sprovohen në prezantime të karakterit akademik.