Me nismën e prindit Sami Halimi, njëherësh pjesëtar i Policisë së Kosovës, u mundësua një ligjëratë vetëdijësuese para nxënësve të klasëve të para. Ligjërata u mbajt nga tre policë të Policisë së Kosovës, të cilët i njohën fëmijët me uniformën e një polici, pajisjet policore, rolin e tyre për shoqërinë, numrin e telefonit të cilin duhet ta thërrasin në rast nevoje për ndërhyrje të policisë. Gjithashtu, gjatë ligjëratës nxënësit morën këshilla edhe rreth respektimit të shenjave të komunikacionit, si zebrave, semaforit, etj.. Fëmijët patën shumë pyetje, të cilat morën përgjigje nga policët. Para shkuarjes, ata u shpërndanë fëmijëve doracakë mbi sigurinë e tyre dhe shirita sinjalizues. Klasët e para u janë mirënjohës pjesëtarëve të Policisë sonë.