Në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” në shkollë u zhvilluan aktivitete me qëllim të informimit të nxënësve mbi shëndetin oral. Stomatologu Xheladin Ujkani tregoi rëndësinë e shëndetit oral dhe ushqimeve të shëndetshme që ndikojnë në ruajtjen e dhëmbëve. Nxënësit u kënaqën dhe ishin falënderues për mbajtjen e aktivitetit.