Të nderuar prindër dhe nxënës,
Ju informojmë se me datë 30 prill 2019 nuk do të mbahet mësim i rregullt. Kjo për arsye të kërkim-lejeve të shumta nga prindërit e nxënësve që të lidhet pushimi për arsye familjare.
Nga praktika e deritanishme, po e vërejmë që kur festave po u paraprijnë fundjava, me nga një ditë pushimi para dhe pas ditës së punës, po përballemi me numër të madh mungesash të nxënësve, me lejen e prindërve, gjë e cila po ndikon drejtpërdrejt në mbarëvajtjen dhe realizimin e procesit mesimor.
Ju faleminderit për mirëkuptim!