Nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” janë duke përgatitur një program festiv. Hapësirat e shkollës sonë gumëzhinin sot nga zërat e fëmijëve, të cilët dukeshin shumë entuziastë. Kush aktronte, kush luante me kitarë, kush recitonte…Një gjë vërehej në fytyrat e tyre të qeshura: gëzimi për sukseset e arritura në shkollë dhe për ardhjen e Vitit të Ri. Programi do të shfaqet më 18 dhjetor.