Mësueset dhe prindërit vazhdimisht na flasin për rëndësinë e librit në jetën e secilit. Krahas burimeve tjera të informacionit, libri konsiderohet ndër më të rëndësishmit. Sot kujtuam dhe figurat më të njohura të historisë së pendës shqipe, duke i parë fotografitë e tyre në muret e këtij institucioni. Arkitektura e objektit, fotografitë e varura, sallat e leximit dhe amfiteatri lanë gjurmë në kujtesën tonë dhe na motivuan që të vazhdojmë të kultivojmë dashurinë për librin.