ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

“Mjeku mjekon, natyra shëron”

“Mjeku mjekon, natyra shëron”

“Mjeku mjekon, natyra shëron” – ishte fjalia që kurorëzoi gjithë njohuritë që morëm nga znj. Fexhrie Shehu (infermiere e shkollës) dhe znj. Virgjina Sadiku (nëna e nxënësit Patris Sadikut), në fushën e mjekësisë/farmacisë.

Se si lindi kjo shkencë humane, si evuloi e çfarë peripecish e karakterizuan përgjatë viteve, i kuptuam nga ligjëratat e përgatitura me kujdes nga profesionistet.

Gjithashtu, vëmendje e veçantë iu dha dhe këshillave si për trupin ashtu dhe për përdorimin e barërave.

Nxënësit kurreshtarë edhe pas ligjëratave u siguruan që të ndërtojnë lidhje ndërmjet leksioneve të marra e informatave të reja për pasionet e mbretit Gent në fushën  e mjekësisë e personazhe të tjera që te ta do rrisin pasionin për njerëzoren dhe punën inovative.