Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka vizituar sot shkollën “Mileniumi i Tretë” ku është pritur nga drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës-KEC Dukagjin Pupovci dhe drejtoresha e shkollës Afrore Lila me bashkëpunëtorë.
Ministri Likaj është njoftuar nga afër me përgatitjet paraprake dhe zhvillimin e aktiviteteve mësimore në kohë pandemie, me ç ’rast po zbatohen rekomandimet e dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe udhëzuesve të Ministrisë së Arsimit.
Ministri është ndarë i kënaqur me punën e përgjithshme të shkollës e në veçanti me përgatitjet gjatë kësaj periudhe, ndërsa të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për thellim të bashkëpunimit të ndërsjellë duke uruar për mbarëvajtje të procesit arsimor.
Në fund të takimit, drejtoresha i ka dhuruar Minisrit Likaj një pikturë të punuar nga një nxënëse e shkollës sonë.