Të gjithë mësimdhënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” janë njoftuar nga drejtoresha Znj. Afrore Lila me detajet e zhvillimit të mësimit në vitin e ri shkollor 2020/21, duke pasë parasysh masat për mbrojtjen nga Covid 19.
Në takimin e zhvilluar në ambient të hapur, janë prezantuar skenarët e shkollës duke iu përmbajtur rekomandimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është caktuar numri i nxënësve në secilën klasë, mënyrat e mbajtjes së mësimit dhe pika të tjera të rëndësishme për mbarëvajtjen e mësimit.
Shkolla “Mileniumi i Tretë”, gjatë tërë kohës ka punuar intensivisht në gjetjen e formave të përshtatshme, të aplikueshme dhe të sigurta për vazhdimin e mësimit, qoftë në shkollë apo nga shtëpia.