Në programin e Global Partners Junior me seli në New York marrin pjesë mijëra nxënës nga e gjithë bota. Edhe shkolla jonë këtë vit për herë të parë është pjesëmarrëse me 14 nxënës. Që nga fillimi i programit në shtator, nxënësit e shkollës sonë kanë treguar sukses të madh. Njëri nga sukseset është edhe ai i Vlera Shehut, nxënëse e klasës së nëntë, e cila falë punës dhe përkushtimit të saj ka arritur të rradhitet në dhjetëshen e me të mirëve nga e gjithë bota. Shembullin e Vlerës po e ndjekin edhe nxënësit e tjerë të cilët po tregojnë suksese në detyra të ndryshme nga profesorë amerikanë. Ky program do të zgjasë deri në qershor, e si rezultat do të keni rastin të shihni edhe suksese të tjera dhe të merrni pjesë në një ekspozitë përmbyllëse, ku mund t’i shihni punimet e nxënësve gjatë gjithë programit.