ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

“Mileniumi i Tretë” nikoqire e shpalosjes së aktiviteteve të projektit vjenez ACES para shkollave publike

“Mileniumi i Tretë” nikoqire e shpalosjes së aktiviteteve të projektit vjenez ACES para shkollave publike

Dje në shkollën tonë u mbajt takimi informues i organizuar nga Akademia e Shkollave të Evropës Qendrore – ACES, me ç’rast shkolla jonë ishte nikoqire, falë angazhimit në këtë projekt për tri herëme radhë dhe interesimit për të qenë pjesëmarrëse në aktivitetet e organizuara nga ky projekt. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Komunale të Arsimit në në Gjakovë, mësimdhënësi të shkollave publike dhe mësimdhënës të shkollës sonë si edhe dy përfaqësues nga Vceli Dom, organizatë partnere e ACES. Drejtoresha e shkollës, Afrore Lila, si nismëtare e këtij projekti, në fjalën përshëndetëse përmendi synimin e shkollës për angazhim në projekte të tilla që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe në arritjen e rezultateve kurrikulare, si dhe inkurajoi të gjithë mësimdhënësit e shkollave publike që të përfshihen në këtë projekt, sepse përveç angazhimit projekti në fjalë do t’u sjellë edhe kënaqësi në raport me shkolla partnere. Ndërkaq, përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, z. Ferid Idrizi në fjalimin e tij falënderoi shkollën “Mileniumi i Tretë” për angazhim në këtë projekt dhe përfaqësim të dinjitetshëm të Kosovës në projektin ndërkombëtar dhe rajonal të ACES, ku projektet e shkollës sonë u shpërblyen dy herë radhazi me çmim special të arritshmërisë dhe atë një herë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe një herë për Pjesëmarrje të Nxënësve. http://www.aces.or.at/school-detail?schulid=754 Qëllimi i takimit ishte që të njoftohen mësimdhënësit e shkollave publike të Kosovës rreth mundësisë për pjesëmarrje në këtë projekt, i cili është iniciativë e Erste Foundation me seli në Austri, dhe koordinohet nga Interkulturelles Zentrum nga Austria në bashkëpunim me Vceli Dom nga Sllovakia. Po ashtu, pjesëmarrësit u njoftuan me produktet e zhvilluara nga ACES dhe ekipi menaxhues si Udhëzuesi për Projekte të Shkollave Ndërkombëtare, uebfaqja e re e ACES e cila përfshin edhe metodat e ndryshme që adresojnë tema të ndryshme si Zgjidhja e Konfliktit, Diversiteti, Dialogu Ndërkulturor, Menaxhimi i Projekteve e shumë tema tjera, të cilat mund të realizohen në klasë dhe me nxënës të moshave të ndryshme. Mësimdhënësja e shkollës, koordinatore e projekteve rajonale, Krenare Lleshi, e cila pati rastin të testojë disa nga këto metoda në shkollën tonë gjatë përgatitjes së tyre dhe fazës së pilotimit, tha se nxënësit mësojnë më së miri kur janë në qendër të mësimit dhe kur përfshihen në procesin mësimor në mënyrë aktive e pikërisht këto metoda iu ofrojnë nxënësve mundësi të punojnë në dyshe apo grupe, të hulumtojnë, të zgjidhin probleme, të diskutojnë, të luajnë role të ndryshme e shumë më shumë. Gjatë këtij takimi u bë edhe prezantimi i historisë së shkollës sonë në ACES, i cili u përcoll më pas me një video të punuar nga vetë nxënësit dhe ish nxënësit e shkollës “Mil-3”, që tashmë janë studentë të universiteteve të ndryshme në Kosovë dhe vende tjera si: Austri, Francë, SHBA, dhe të cilët ishin pjesëmarrës në këtë projekt gjatë tri viteve të fundit. Ndërkaq, nxënësi Lum Skeja shpalosi para të pranishmëve shumë natyrshëm përshtypjet e tij nga ky projekt. Pjesëmarrësit, gjithashtu, patën rastin të marrin pjesë në një punëtori të shkurtër gjatë së cilës kohë u bë demonstrimi i dy nga prej metodave të punës në projekt, me ç’rast ata vetë ishin pjesëmarrës në aktivitet. Më pas u bë edhe prezantimi i temës së projektit për këtë vit, e cila është“Solidariteti” dhe koordinatorja e projektit në shkollën tonë, Krenare Lleshi, prezantoi hapat e nevojshëm për t’u bërë pjesë e këtij projekti. E në fund fare, një nga organizatorët e ACES, e cila ishte pjesëmarrëse në këtë takim, Znj. Danica Lacova, falënderoi edhe një herë shkollën tonë për angazhimin e vazhdueshëm në këtë projekt dhe për mundësinë që i ofroi ACES-it që të organizojë këtë takim në shkollën ‘Mileniumi i Tretë’ me qëllim të promovimit të tij dhe nxitjes së shkollave publike që të marrin pjesë në këtë projekt, meqë Kosova tash e disa vite ka një numër shumë të vogël të aplikimeve. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14