ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Metodat për ndarjen e lëndëve të përziera

Metodat për ndarjen e lëndëve të përziera

E gjithë natyra, e gjallë  dhe jo e gjallë, gjithçka që na rrethon përbëhet prej lëndëve (materieve). Lëndët shpesh janë të përziera dhe përmbajnë përbërës me karakteristika të ndryshme. Lëndët e tilla i quajmë përzierje.

Ndarja e përbërësve të përzierjeve bëhet në bazë të dallimeve të vetive të tyre. Për  të kuptuar  më mirë metodat e ndarjes së përzierjeve nuk mjafton vetëm mësimi nga libri, këto njohuri duhet shoqëruar  edhe me punë praktike dhe eksperimente.

Nxënësit e klasës V-1 ishin në kabinetin e kimisë ku mësimdhënësja e kësaj lënde Janina Xërxa së bashku me disa nxënës demonstruan metodat e ndarjes, si: dekantim, filtrim, ndarja me magnet, distilim etj.

Nxënësit e klasës V-1 së bashku me mësuesen  falënderojnë nxënësit dhe mësimdhënësen për kohën e ndarë.