Mësueset entuziaste ribotojnë librin e shumëzim – pjesëtimit, të hartuar nga aplikimi i teknikave të ndryshme në klasë
Se në shkollën “Mileniumi i Tretë” mësimdhënësit zhvillohen vazhdimisht më së miri flet libri të cilin e keni përpara e që u botua si rrjedhojë e zhvillimit professional me bazë në shkollë, me iniciativën e mësueseve: Lirika, Miranda & Shqiponja.

“Shumëzimi e pjesëtimi mund të jenë shumë motivues në nxënien e matematikës, nëse aplikohen së bashku, – thonë këto mësuese, të cilat e provuan së pari këtë metodë në shkollën model për RISI, që para 5 vitesh”. Libri u prit me entuaziazëm nga mësues anekënd Kosovës, dhe ka filluar së zbatuari në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Vushtrri, Klinë, Lipjan e gjetiu.
Shpresojmë që kjo praktikë t’u shërbejë të gjitha shkollave se mësuesi nuk duhet të rreshtë së mësuari asnjëherë!