Vizitë e klasave të katërta në fabrikën e drurit “Lesna”
A është e lehtë të jesh prodhues i mirë? A është e lehtë të gjesh konsumatorë? Për këto dy pyetje kureshtja jonë vloi derisa udhëheqësit e fabrikës së drurit “Lesna” na dhanë përgjigje dhe na informuan në hollësi edhe për mënyrën se si ata e përgatisin planin dhe e realizojnë prodhimin e produkteve të drurit.
Këtë na demonstruan edhe praktikisht me procesin e prodhimit të dollapit. Përveç realizimit të vizitës dhe mikpritjes nga prindërit e klasës IV-2, Elma dhe Bashkim Deshishku, për të cilën jemi shumë falënderues morëm si dhuratë edhe dollapin e prodhuar, të cilin do ta shfrytëzojmë për vendosjen e punimeve tona në klasë.
Mësimi praktik na bën më të lehtë t’i kuptojmë gjërat dhe të kënaqemi kur shohim se si prodhohen produktet e ndryshme.