Mësojmë për historinë shqiptare dhe historinë e lavdishme të familjes Jashari
Mësojmë për historinë shqiptare dhe historinë e lavdishme të familjes Jashari
Klasat e 9- ta në kuadër të planprogramit mësimor në lëndën e Historisë dhe të Gjeografisë bënë një vizitë në Prekazin heroik, në vendin e sakrificës sublime për të ardhmen e Kosovës por edhe të vetë nxënësve, sakrificë dhe histori që tashmë mbetet e përjetshme dhe e paharrueshme.
Nxënësit panë nga afër kullën e Jasharajve, bënë nderime nëvarrezën e dëshmorëve dhe në fund vizituan muzeun me artefakte për të rënët e kësaj familjeje. Nxënësit u shoqëruan gjate vizitës nga z. Xhevat Imeri përgjegjës i kompleksit.Ai ishte i gatshëm që të përgjigjej në pyetjet e ndryshme tështruara nga nxënësit për historinë e lavdishme të familjes Jashari.
Pas kësaj vizite nxënësit u ndalën për vizitë edhe tek tyrbja e sulltan Muratit dhe muzeu që ndodhet pranë saj. Aty u informuan nga ciceroni për ngjarje te ndryshme nga periudha e Perandorisë Osmane.