ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

“Mësimi online, si avantazh i shkollës M3, në dispozicion të përhershëm”

“Mësimi online, si avantazh i shkollës M3, në dispozicion të përhershëm”

Përderisa në të kaluarën, mësimi i bazuar në internet konsiderohej si një opsion shtesë krahas mësimit tradicional, gjatë pandemisë së Coronavirus-it mësimi online u bë një element thelbësor për ruajtjen e veprimtarisë së shkollave dhe universiteteve në gjithë botën. Ky ndryshim i paradigmës në mënyrë automatike, ka ndikuar në shtimin e nevojës së ndryshimit të procesit mësimor.

Shkolla jonë “Mileniumi i Tretë” është mobilizuar dhe ka ndërrmarrë hapa të shpejtë në përdorimin e veglave të duhura për mbajtjen e mësimit në distancë prej fillimit të pandemisë. Për pothuajse dy vite me radhë, shkolla ka investuar në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin e stafit në përdorimin e platformave e veglave të ndryshme (Google Ëorkspace, Moodle).
Procesi mësimor në shkollën tonë, tani zhvillohet në mënyrë paralele dhe të vazhdueshme si për nxënësit në klasë, ashtu edhe për ata në distancë. Me këtë “normalitet” të ri në shkollën tonë, që procesi mësimor të jetë i disponueshëm për të gjithë nxënësit, pavarësisht vendit se ku ndodhen (në klasë apo online), si dhe me investimet e vazhdueshme në teknologji e trajnime, ne besojmë fuqishëm në ndikimin tonë pozitiv në lëminë e edukimit si dhe vetëdijësimin e shoqërisë sonë për një të ardhme shumë më të ndritur.