Menaxhimi i projekteve ishte tema e radhës që u shpalos nga prindja e klasës znj. Teuta Berbati. Por, kësaj radhe çdo gjë ishte më ndryshe pasi ajo kishte sjellur materiale të shumta për të punuar në grupe. Secili grup kishte nga një projekt të caktuar dhe nga një udhëheqës. Pas përfundimit të detyrave dhe prezantimit të punës së grupeve, diskutuam për rolin e udhëheqësit të projekteve.
Edhe pse nxënësit janë të familjarizuar me punën e projekteve, ata u kënaqën shumë gjatë punës në grupe pasi aktivitet nëpër grupe ishin shumë kreative.
Në fund, znj. Teuta iu dhuroi nga një certifikatë për përfundimin me sukses të punës në grupe si dhe nga një USB – me informata të shumta për mësimin e Gjuhës Angleze.
Klasa IV/1 dhe mësuesja e klasës e falënderuan shumë znj. Berbati për kohën e ndarë për të bashkëpunuar me klasën tonë.