Nxënësit e klasës VII-2 vazhdojnë traditën e vizitave, të cilat ata i bëjnë me qëllim që të jenë më afër kërkesave të kohës. Më 26. 9. 2014, në kuadër të bashkëpunimit me prindër dhe me ftesën e prindit të klasës znj. Marta Gazideda, nxënësit të entuziazmuar, vizituan njësitë kryesore të Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara me seli në Prishtinë. Nxënësit u informuan me rolin e njësive të veçanta, me shumë dashamirësi, nga ana e znj. Marta, pastaj nxënësit u takuan edhe më Përfaqësuesin e UNDP-së për Kosovë, z. Andrew Rusell. Në këtë takim, nxënësit shtruan pyetje në gjuhën angleze për z. Rusell, nga i cili kërkuan informata për rolin dhe projektet, që financon UNDP-ja si dhe për historikun e formimit të këtij institucioni. Më pas, nxënësit morën pjesë në një mini-punëtori, në të cilën ata ishin pjesëmarrës aktivë duke shfaqur rolin e tyre në shkollë dhe ndryshimet që mund të bëjnë ata përmes kërkesave të arsyeshme dhe duke përgatitur një plan të punës për zgjidhjen e problemeve dhe organizimin e aktiviteteve.
Nxënësit u freskuan edhe me pije dhe për ta u ndanë fletore dhe stilolapsa me mbishkrime të UNDP-së si dhurata modeste, gjë që ata ishin shumë falënderues dhe të kënaqur shumë edhe me vizitën.